Lajme

VIDEO/ Senegali finalistja e parë në Kupën e Afrikës, dy lojtarët e PSG dhe Mane mposhtin Burkina Faso

Senegali është finalistja e parë e Kupës së Afrikës, teksa mposhtën me rezultatin 1-3 Burkina Fason. Të gjitha golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë, teksa ai që hapi llogaritë e takimit ishte mbrojtësi i PSG, Abdou Diallo në minutën e 70. Duke përfituar nga euforia, Senegali shënoi edhe golin e dytë, teksa protagonist u bë sërish një lojtar i PSG.

Këtë herë ai që realizoi ishte mesfushori Idrissa Gueye në minutën e 76. Sakaq, Burkina provoi të rikthehej në lojë dhe të ringjallte shpresat për një kualifikim teksa shkurtuan diferencat në minutën e 82 me Toure.

Gjithsesi, Senegali nuk u impresionua dhe në fund Sadio Mane vendosi në “kasafortë” suksesin pasi realizoi goli e tretë për të tijtë. Në këtë formë, Senegali prek finalen ndërsa pret fituesen e çiftit Cameroon-Egypt.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency