Lampard i “rrëmben” Chelsea-t trajnerin e akademisë, te Evertoni bashkohet me ish-shokun e skuadrës
Pjesa e parë e sezonit rezultoi zhgënjyese për Everton, me klubin që u detyrua të shkarkonte trajnerin Rafa Benitez, ndërsa drejtuesit lëvizën në merkato për të përforcuar skuadrën me elementë kualitativë. Dhe, me emërimin e trajnerit të ri Frank Lampard, në skuadër u bashkuan Van De Beek me Delle Alli.
Dy mesfushorë që mund të bëjnë diferencën në Goodison Park, ndërsa drejtuesit për të kënaqur menaxherin e ri nuk janë ndalur me kaq. Së fundmi, klubi i Everton ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen për Ashley Cole, i cili do të mbajë rolin e ndihmësit të Lampard.
Lampard dhe Cole kanë qenë së bashku shokë skuadre te Chelsea, ndërsa e kanë ruajtur miqësinë dhe tashmë do të punojnë së bashku për të rikthyer Everton në pjesën e sipërme të renditjes. Deri para se të shndërrohej në një pjesëtar të Everton, Cole mbante rolin e trajnerit të akademisë së Chelsea-t.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



