Ceferin vendos “pikat mbi i”: Nëse politika ndërhyn në zgjedhjet e FSHF, pasoja katastrofale për Shqipërinë
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka përmbyllur vizitën në Tiranë, teksa ka takuar fillimisht presidentin e FSHF-së, Armando Dukën dhe më pas kryeministrin Edi Rama.
Ceferin ka qenë i qartë në mesazhet që ka përcjellë, duke theksuar se politika duhet të qëndrojë jashtë procesit zgjedhor të FSHF, nisur nga fakti se në këtë pjesë nuk ndërhyn as UEFA vetë.
Ndërkaq, ka vendosur “pikat mbi i”, duke shprehur se në rast se politika vazhdon me ndërhyrjet e saj në zgjedhjet e FSHF, atëherë pasojat për Shqipërinë do të ishin katastrofale dhe kjo jo vetëm në pjesën sportive, por edhe në aspektin politik.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



