Premier League

Arrestimi i Mason Greenwood pengoi sulmuesin e Anglisë të largohej nga “Djajtë e Kuq”

Vendimi për të mos e lejuar largimin e Jesse Lingard nga Manchester United lidhet me situatën e fundit me sulmuesin e ri Mason Greenwood, i arrestuar për sulm seksual, dhunë fizike dhe kërcënim ndaj së dashurës së tij. Trajneri i përkohshëm i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick, e ka pranuar këtë në një prononcim të fundit.

Në ditën e fundit të merkatos së dimrit, Neëcastle United dhe West Hami tentuan të blejnë Lingardin. Në fund, megjithatë, lojtari qëndroi. “Tri javë më pare, Jesse nuk donte të largohej dhe më vonë ndryshoi mendje,” – shpjegoi Rangnick. – “Në atë kohë thashë se, nëse ai do të kishte gjetur një zgjidhje që do të na përshtatej, do ta kishim lejuar të largohej. Megjithatë, me zhvillimet e ditëve të fundit gjërat kanë ndryshuar. Të hënën pasdite, bordi drejtues i shpjegoi që donte që ai të qëndronte. Jemi pa një lojtar që ka luajtur rregullisht dhe nuk arritëm marrëveshje me asnjë klub tjetër”, – saktësoi Rangnick.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency