Statistika të shkëlqyera, De Gea portieri më i mirë i ligave kryesore të Evropës
David De Gea është një nga lojtarët më në formë të Manchester United. Portieri spanjoll është rikthyer në formën e ditëve më të mira, dhe statistikat e tij në muajin janar janë të shkëlqyera.
Sipas analizës së kryer nga OptaJoe, De Gea ka kryer më shumë pritje se çdo portier tjetër në pesë ligat e mëdha evropiane, teksa ka pësuar vetëm tre gola në katër ndeshjet e kampionatit gjatë muajit të parë të vitit.

31-vjeçari nga Madridi ka parandaluar më shumë gola se çdo portier tjetër në Premier League gjatë muajit janar (2.6 gola për ndeshje), duke u konfirmuar si një nga pikat më të forta të skuadrës së Rangnick.
Manchester United po lufton për të siguruar një biletë në Champions League për sezonin e ardhshëm. “Djajtë e Kuq” renditen përkohësisht në vend të katërt me 38 pikë, një pikë më shumë dhe një takim më pak se West Ham-i ndjekës.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



