Premier League

“Diaz blerje e shkëlqyer”, Klopp: Do habitesha nëse do luante më mirë se të tjerët

FA Cup është shumë e rëndësishme për klubet angleze. Liverpool do të sfidojë Cardiff të dielën në “Anfield” (13:00), sfidë e vlefshme për një biletë në raundin e 1/8-ve. Luis Diaz është goditja e vetëm e “The Reds” në merkaton e dimrit.

Klubi anglez shpenzoi 45 milionë euro për t’i marrë Portos sulmuesin e majtë kolumbian. Diaz ka firmosur deri në 2027 me Liverpool. Trajneri Jurgen Klopp e cilëson afrimin e tij si një përforcim fantastik në prononcimin për mediet përpara takimit shtëpiak ndaj Cardiffit.

Jemi të emocionuar nga ardhja e tij. Luis Diaz është një blerje e shkëlqyer që do përmirësojë kontingjentin tonë dhe do të na lejojë të përballemi sa më mirë në çdo kompeticion.

Akoma nuk jam takuar me të, kështu që duhet të presim edhe pak që të na bashkohet në stërvitje. Përshtatja e tij te Liverpool? Do të befasohesha nëse do të zbriste menjëherë në fushë dhe do të luante më mirë se të tjerët.

Ne jemi një skuadër që luajmë prej vitesh me njëri-tjetrin, kështu që atij do t’i duhet kohë për t’u përshtatur”, deklaroi trajneri gjerman. Liverpool renditet në vend të dytë në kampionat, me 9 pikë dhe një ndeshje më pak se Manchester City.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency