Featured

VIDEO/ Konyaspor nuk bën dot pa shqiptarët, fitoren ia dhuron Bytyqi

Konyaspor vijon periudhën pozitive në kampionat teksa ka firmosur fitoren e tretë radhazi, ndërsa edhe këtë herë suksesi ka nuancë shqiptare. Konyaspor mposhti në shtëpi me rezultatin minimal 1-0, Girensuspor teksa goli vendimtar erdhi në pjesën e dytë nga ana e Zymer Bytyqit.

25-vjeçari kishte vetëm tre minuta që ishte aktivizuar, megjithatë kjo nuk e pengoi aspak lojtarin të “kalibronte” goditjen e tij në brendësi të zonës. Ndërkohë, në vazhdim, Konyaspor e ruajti avantazhin me fanatizëm, ndërsa me këto tre pikë konsolidojnë vendin e dytë të renditjes duke qenë gjashtë pikë larg Trabzonsporit kryesues.

Sa i përket Bytyqit, ky ishte goli i dytë sezonal ndërsa ka dhuruar edhe tre asiste përgjatë sezonit. Sakaq, vlen të theksohet se në këtë sfidë për Konyaspor nuk ishte present Cikalleshi, ndërsa Çekiçi u aktivizua vetëm në minutën e 92.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency