Djimsiti pret me emocione muajin shkurt: Vendimtar për të ardhmen tonë!
Berat Djimsiti është shndërruar prej disa sezonesh tashmë në një nga pikat referuese të Atalantës në repartin difensiv. Trajneri Gasperini i ka besuar gjithnjë mbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe në fakt, 28-vjeçari ka ditur ta shpërblejë me performancat e nivelit të lartë edhe kundër emrave të mëdhenj të futbollit europian.
Tashmë, Atalantën e pret një muaj shumë intensive dhe që mund të vendosë shumë për sezonin. Në fakt, këtë e pranon edhe vetë Djimsiti, i cili thekson se ndeshjet do të jenë të ngjeshura dhe të vështira. “Muaji shkurt do të jetë shumë vemdimtar për skuadrën e Atalantës. Ne do të luajmë një numër të madh ndeshjesh, por ajo që shton dozat e vështirësisë është edhe kalendari i cili do të jetë vërtet i ngjeshur”, thekson Djimsiti.
Ndërkaq, Atalanta e nis të dielën kalendarin e muajit shkurt me ndeshjen e kampionatit në shtëpi ndaj Cagliarit, për të vazhduar në Kupën e Italisë me Fiorentinën, më pas e pret Juventus, ndërsa kalon në arenën europiane të Europa League ku e sfidon Olympiacos, teksa më pas në kampionat rikthehet të luaj me Fiorentinën, të udhëtojë për ndeshjen e kthimit ndaj grekëve të Olympiacos dhe më pas të mbyllë muajin me ndeshjen e kampionatit ndaj Sampdorias.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



