Eredivisie

“Sparta familja ime e re, jam gati për derbin”, tjetër huazim për lojtarin shqiptar

Tjetër huazim për Riza Durmisin. Lojtari me origjinë shqiptare, i cili ka kontratë deri në 2023 me Lazion, është huazuar deri në fund të sezonit te Sparta Rotterdam në Eredivisie.

Anësori i majtë (23 ndeshje me Danimarkën) ndihet entuziast për aventurën e re, teksa më parë ka qenë i huazuar te Nice dhe Salernitana. “Ndjeva nevojën për të gjetur një familje të re me të cilën të ndihesha si në shtëpi.

Shpresoj të kem mbështetjen e trajnerit dhe të skuadrës. Unë kam besim tek aftësitë e mia, ndihem mirë dhe jam gati të zbres në fushë të dielën në derbin kundër Feyenoord”, deklaroi 28-vjeçari i lindur në Kopenhagen.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency