Giroud përmbys Interin, Milano “vishet” kuqezi
Milan fitoi me përmbysje me rezultatin 1-2 në transfertë në ndeshjen më të rëndësishme të Seria A, atë kundër Inter. Goli i parë i këtij takimi u realizua nga Perisic në minutën e 38’, me këtë fraksion që u mbyll me avantazhin e “zikaltërve”.
Do të duhej minuta e 75’ që Giroud të shënonte golin e barazimit dhe t’i lejonte ekipit të ‘Djallit” të merrte pak frymë. Ndërsa në minutën e 80’, francezi përmbysi rezultatin, duke shënuar dopietë dhe duke i dhënë tre pikët e raundit të 24 ekipit të tij.
Ky ishte dueli i 195, që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën, ndërsa nga to 74 i ka fituar Inter, 60 Milan, ndërsa 60 janë mbyllur në paqe, pra në barazim.
Pas kësaj përballjeje “kuqezinjtë” kalojnë në vend të dytë me 52 pikë, por me një ndeshje më shumë se Inter, ndërsa këta të fundit vijojnë të kryesojnë me 53 pikë.



