Featured

VIDEO/ Guindo dhe Dajsinani nderojnë Laçin, Vllaznia bie pas 11-të ndeshjesh

Laçi mposhti 1-0 Vllazninë dhe vazhdon të ndjekë Tiranën kryesuese (+6 pikë). Derbi i Veriut ishte një ndër ndeshjet më të forta dhe të bukura të kampionatit. Sfida u vendos nga një penallti e fituar nga Mentor Mazrekaj dhe e ekzekutuar saktë nga Saliou Guindo në minutën e 65-të.

Sulmuesi i bardhezinjve gjeti golin e dhjetë sezonal në Abissnet Superiore dhe i dhuroi tre pikë fantastike Laçit. Edhe pse pa Lushkjen e larguar dhe Shehun e pezulluar, djemtë e Mirel Josës u shfaqën cinikë dhe siguruan fitoren e shtatë radhazi pa pësuar në shtëpi.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Meritë pati edhe portieri Mario Dajsinani, i cili ishte në një ditë të shkëlqyer. Vllaznia zhvilloi një futboll shumë të bukur, sulmoi pafund, por rikthehet pa pikë në Shkodër. Miqtë kaluan në avantazh në pjesën e parë, por VAR-i anuloi golin e Fahrudin Djurdjevic për prekje me dorë nga Da Silva, lojtari që shkaktoi edhe penalltinë.

Guindo dhe Ante Aralica goditën traversat për ekipet respektive, dhe në fund 1-0 për Laçin, që është ngjitur në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Vllaznia, që i jep fund ecurisë prej 11-të ndeshjesh pa humbje, mbetet në vend të katërt me 30 pikë.

Laçi – Vllaznia 1-0 (Guindo pen 65′)

Kronika e ndeshjes:

 Përfundon ndeshja me rezultatin 1-0 për Laçin. Të dy ekipet largohen nga fusha nën duartrokitjet e tifozëve.

 79′-80′ Goditje dënimi për ekipin e Brdaric. Gjuan Da Silva, fluturon Dajsinani në trekëndësh. Këndore për Vllazninë, Aralica ndalet nga traversa. Miqtë të pafat.

 71′ Vllaznia në kërkim të barazimit. Tentojnë Gurishta dhe Da Silva, i pakalueshëm Mario Dajsinani.

 65′ Vendasit në avantazh. Saliou Guindo nuk gabon përballë Zogovic dhe nis festën me shokët e skuadrës dhe tifozët.

 63′ Penallti për Laçin. Da Silva ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Mentor Mazrekajt.

 61′ Godjtje dënimi për ekipin mik. Tenton Latifi me një gjuajtje qëndore, pret Dajsinani.

 57′ Latifi i rreziku numër një për Laçin. Lojtari nga Prishtina dhuron një asist për Da Silvën, i cili ndalet nga Dajsinani.

  53′ Laçi pretendon për penallti për një prekje me dorë në zonë nga Diagne, Hamiti vazhdon lojën.

 50′ Latifi sërish i rrezikshëm. Gjuan me kokë pas krosit të ardhur nga goditja e këndit, topi ngjitur me shtyllën.

 49′ Latifi vë në provë reflekset e Dajsinanit me një gjuajtje potente, devijon në këndore portieri i Laçit.

 45′ Dyluftime të ashpra në fushë. Serxho Ujka ndëshkohet me të verdhë pasi frenon me çdo mënyrë Latifin, përgjigjet Djurdjevic nga ana tjetër duke rrëzuar në tokë Guindo.

 40′ Tenton me kokë Ardit Krymi, pret pa probleme Dajsinani.

 28′ Anulohet goli i Vllaznisë pasi arbitri Hamiti sheh aksionin në VAR. Karton i verdhë edhe për trajnerin Brdaric.

 26′ Gafë e Renato Malotës. Da Silva nis Djurdjevic, i cili kalon Vllazninë në avantazh pasi shmang Dajsinanin.

 20′ Mazrekaj lëviz bukur në krahun e majtë dhe kroson në zonë. Tenton fluturimthi Adeleke, por pa forcën e duhur.

 17′ Zbritje e bukur e Vllaznisë nga krahu i djathtë. Hakaj shmang Roganovic dhe dhuron një asist në zonë për Liridon Latifin, i cili çon mbi tra një penallti në lëvizje.

4′ – Çfarë mundësie për Laçin, Guindo godet traversën, me fat Zogoviç dhe Vllaznia.

– Topin e parë nga qendra e luan ekipi vendës.

Formacionet:

Laçi (4-3-3): Dajsinani, Roganovic, Velkovski, Malota, Ziko, Qato, Ujka, Deliu, Adeleke, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic, Gurishta, Diagne, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Mustedanagic, Latifi, Djurdjevic, Trajner: Thomas Brdaric.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency