La Liga

Betis ndalet në shtëpi, Villareal prek “Europën”

Villarreal i jep fund ecurisë pozitive të Real Betis, me “nëndetësen e verdhë” që mori maksimumin në Estadio “Benito Villamarin”, në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga.

Skuadra e Emery shijoi tre pikët falë dy golave, një në secilën pjesë, në një takim ku mungoi dominimi, por jo spektakli. Pau Torres kalojnë avantazh miqtë në fundin e pjesës së parë, në minutën e 41-të duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Në fraksionin e dytë Betis kërkoi të ndryshonte kurs, duke krijuar më shumë, por pa pasur saktësinë përpara portës, ndërsa Villarreal shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me Capoue në minutën e 83-të, duke vulosur suksesin e nëntë sezonal.

Real Betis nuk shfrytëzoi momentin e mire, pasi në tre ndeshjet e fundit, midis kampionatit dhe Kupës kishte shënuar plotë 12 gola, duke mbetur në vendin e 3-të në kuotën e 40 pikëve. Në krahun tjetër, Villarreal shijon suksesin e dytë radhazi në kampionat, duke prekur vendin e 6-të në kuotën e 35 pikëve, 5 më pak se Betis.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency