Sule zgjedh klubin e ri, konfirmohet nga agjenti
Mbrojtësi i Bayern Munich, Niklas Sule e ka zgjedhur klubin ku do të luajë sezonin e ardhshëm ose të paktën kështu bën me dije agjenti i tij.
Agjenti Volker Struth, megjithatë, nuk zbuloi emrin e klubit të zgjedhur nga 26-vjeçari, i cili do të largohet nga Bayern si transferim i lirë në fund të sezonit.
“Niklas së fundmi ka marrë një vendim dhe do të habitesha nëse ai do të ndryshonte mendje”,- tha Struth për “Sport1”.
Newcastle United është ndër klubet e lidhura me Sule, por Struth tregoi se klubi i Premier League nuk do të jetë shtëpia e re e mbrojtësit.
“Unë mendoj se do ta kisha problem nëse do të njoftonim brenda pak ditësh se lojtari do të transferohet në Newcastle, për shkak se unë mendoj se paratë nuk janë faktori kryesor”,-u shpreh agjenti.
Chelsea dhe Barcelona duket se janë dy destinacionet më afër transferimit të Sule



