La Liga

VIDEO/ Rast “i artë” shënimi, Uzuni shpërdoron përballë Courtois

Myrto Uzunit i mjaftuan vetën 3-4 seanca stërvitore për të bindur trajnerin e Granadës ta hedhë në fushë nga minuta e parë në transfertën ndaj Realit të Madridit, me futbollistin shqiptar që u aktivizua si mesfushor i majtë në skemën 4-4-2.

Në stadiumin ku idhulli i tij, Cristiano Ronaldo ka shënuar gola pa fund, sulmuesi beratas pati disa mundësi mjaft të mira shënimi në pjesën e parë, por nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Me numrin 24 mbi shpinë, Uzunit iu desh të vrapojë shumë për të ndihmuar të tijtë në fazën mbrojtëse, teksa në minutën e 36’ mori një asist perfekt nga Suarez, por ndonëse i vetëm me Courtois, gjuajti dobët në duart e portierit belg të Realit.

Dy minuta më vonë, në kokën e sulmuesit shqiptar shkoi një krosim mjaft i mirë, por edhe këtë here Uzuni nuk u koordinua dot, pasi “qethi” pak topin, por pa i ndryshuar drejtimin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency