Rikthim në Serie A pas shtatë vitesh, Giovincon e kërkon klubi italian
Sebastian Giovinco qëndron pa skuadër prej verës së kaluar, kur i dha fund aventurës në Arabinë Saudite me Al Hilal. Sulmuesi shtatshkurtër është pranë rikthimit në Serie A.
35-vjeçarin e kërkon Sampdoria, që ka humbur shërbimet e Manolo Gabbiadinit (i dëmtuar). Giovincon e pret një kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit.
Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, me ish-lojtarin e kombëtares italiane (23 ndeshje dhe 1 gol me të kaltrit) që do të rikthehet në Serie A pas shtatë vitesh.
Giovinco është aktivizuar më parë në elitën e futbollit italian me ekipe si Juventusi, Parma, Empoli, teksa provoi edhe aventurën në MLS me Toronton përpara se të transferohej në Arabi.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



