Simeone pranon diferencat: Për 10 vite kemi mbrojtur mirë, tani kemi harruar!
Atletico Madrid pësoi një disfatë zhgënjyese në Camp Nou ndaj Barcelonës teksa u mposht me rezultatin 4-2. Los Colchoneros kanë lëshuar shumë terren në klasifikim, ndërsa tashmë janë jashtë katër vendeve të para.
Një situatë shqetësuese për trajnerin Diego Simeone që duket sikur nuk po gjen gjuhën e përbashkët me lojtarët që drejton. Madje, tekniku argjentinas e shpreh hapur se ekipi i tij tashmë nuk di të mbrojë, ashtu siç bënte vitet e fundit duke iu hapur punë të gjithë kundërshtarëve.
A është kjo Atletico më e keqe sa i përket fazës mbrojtëse? “Për 10 vite kemi mbrojtur në një mënyrë ekstremisht të mirë, por këtë sezon nuk po ia dalim të bëjmë atë që jemi mësuar ta praktikojmë normalisht në fushë.
Barcelona në pjesën e parë kishte katër raste dhe na shënoi tre gola, ndërsa ne nga ana tjetër shënuam vetëm një gol në katër rastet që patëm. Dhe, normalisht edhe pjesa e sulmit ndikon sepse efikasiteti në zonë bën diferencën dhe ndikon në gjykimin e performancës”, u shpreh Simeone.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



