Gossip

Kjo është makina Cadillac, dhurata e Georginas për 37-vjetorin e CR7

Cristiano Ronaldo shkoi me një makinë të re në seancën stërvitore të Manchester United këtë të hënë. Bëhet fjale për një automjet luksoz, që partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ia bëri dhuratë me rastin e 37-vjetorit të lindjes.

Është një Cadillac Escalade, gjashtë metra të gjatë e që kushton 180,000 euro. Ronaldo shoqërohej edhe nga një truprojë, duke dhënë përshtypjen se ishte një burrë shteti.

Cadillac-u është i gjatë sa një gjirafë dhe ka një sistem audio me 36 altoparlantë. Mbi të gjitha, automjeti ofron shumë hapësirë ​​për familjen në rritje. Në fund të fundit, Georgina është shtatzënë, siç mund ta kuptohet edhe nga fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency