La Liga

VIDEO/ I “ngacmojnë” gruan në makinë, shikoni si reagon Dani Alves!

Dani Alves është rikthyer në Barcelonë për të dhënë kontributin e tij te katalanasit që kërkojnë të ngrihen edhe njëherë në nivelet e sezoneve të kaluar kur dominonin La Liga-n. Braziliani edhe pse në moshën 38-vjeçare sërish ka treguar kualitet dhe së fundmi në ndeshjen e kampionatit ndaj Atletico Madrid realizoi një gol dhe një asist.

Sigurisht, fansat më të zjarrtë të skuadrës e kanë mirëpritur Alves, edhe pse së fundmi futbollisti është hasur me një situatë të vështirë, megjithatë e ka kaluar me humor. Kështu, teksa po linte ambientet e Camp Nou, Alves është ndalur nga tifozët ndërsa një prej tyre ka “guxuar” edhe t’i “ngacmojë” gruan e tij modele, Joana Sanz. Megjithatë, Alves e ka kaluar me humor këtë pjesë, edhe pse ia ka bërë të ditur tifozit se e kuptoi situatën dhe e pa se çfarë ndodhi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency