Bundesliga

Pas Neuer, Davies dhe Goretzka, Bayern humbet edhe Musialan

Bayern Munchen ka bërë me dije se Jamal Musiala është rinfektuar me Covid-19. Në një njoftim për mediat, kampionët në fuqi të Gjermanisë theksojnë se gjendja e lojtarit është e mirë.

“Ai aktualisht është i izoluar dhe po shkon mirë”,-theksojnë bavarezët.

Për këtë arsye, Musiala të paktën do të humbasë ndeshjen e kësaj fundjave të Bundesligës kundër Bochum-it dhe ndeshjen e javës së ardhshme në Champions League me RB Salzburg.

Bayern tashmë duhet të luajë a tre lojtarë kyç për momentin, me Manuel Neuer, Alphonso Davies dhe Leon Goretzka të gjithë jashtë fushës, ndërsa infektimi i Musiala e vështirëson edhe më shumë situatën te bavarezët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency