Memelli, i irrituar me gjykimin: Komentojini vetë rastet, tani kthejmë vëmendjen te Partizani
Migen Memelli u shfaq shumë i irrituar në emisionin “Gol pas Goli”, pas humbjes me Teutën dhe eliminimit nga Kupa. Trajneri i korçarëve nuk dëshironte t’i komentonte episodet, duke nënkuptuar që ekipi i tij është dënuar nga gjykimi.
“S’kemi anë të rënduar psikologjike, luajtëm si superiorë, jo si inferiorë. Morëm gol me penallti dhe shënuam një të rregullt. Atë që nuk e bëjmë dot në fushë nuk e zhbëjmë dot tani.
Dua t’i komplimentoj futbollistët për atë që dhanë në fushë, kanë dhënë maksimumin dhe do të japin maksimumin edhe në ndeshjen e tjetër. Të mbash pjesën më të madhe të tiopin në zotëroin, të krijosh volum të madh loje, veç mund të komplimentosh lojtarët. Urime Teutës për kualifikimin, ne duhet të kthejmë vëmendjen në kampionat te ndeshja me Partizanin”.
Penalltia e Teutës: “Unë nuk kam asnjë mendim, opinionin jepeni vetë. Kush ma heq të drejtën mua të synoj Kupën, për sa kohë e kam guximin bashkë me lojtarët. Zgjuarsia i takon tjetër kujt, guximi më takon mua. Lojtarët kanë dhënë maksimumin.”
Goli i anuluar i Skënderbeut: Para golit ka tërheqje të fanellës ndaj Dejan Shehit, është penallti. Një nga dëshirat e mia është të shoh edhe Ervinin (Bulkun), që e kam si vëlla, trajner në Superiore.



