Featured

VIDEO/ Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale, shkodranët i kualifikon “njeriu” i Kupës

Vllaznia ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë teksa shkodranët mposhtën në stadiumin Loro Boriçi Flamurtarin me rezultatin 1-0 (ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Vllaznisë 1-2).

Golin vendimtar në këtë sfidë e shënoi Zinedin Mustedanagic, i cili mund të konsiderohet edhe si njeriu i Kupës për kuqeblutë duke qenë se për të ishte goli numër gjashtë në këtë kompeticion.

Sa i takon kronikës së sfidës, ishin miqtë atë që u shfaqën më kërkuese teksa në fillimin e pjesës së parë, Andi Ribaj u ndal vetëm nga shtylla, ndërsa në minutën e 44, Flamurtarit iu anulua edhe një gol për pozicion të parregullt. Ndërkohë, fraksioni i dytë nisi ndryshe për të besuarit e trajnerit Thomas Brdaric që iu afruan golit me Çobën, por talenti i shkodranëve u ndal nga shtylla.

Gjithsesi, “goli ishte në ajër” për Vllazninë dhe në vazhdim shënoi Mustedanagic me kokë duke shfrytëzuar në maksimum edhe harkimin e Hakajt. Ndërkaq, pas këtij episodi vlonjatët u dorëzuan dhe minutat e mbetura nuk prodhuan më asnjë rast për t’u veçuar me Vllazninë që mbërrin në gjysmëfinalen e Kupës dhe me Flamurtarin që e mbyll këtu rrugëtimin për t’u përqëndruar tashmë në kampionatin e Kategorisë së Dytë.

Vllaznia – Flamurtari 1-0 (Shënues: 70’Mustedanagic)

Kronika e ndeshjes:

90+4′ Përfundon ndeshja në Loro Boriçi me Vllazninë që fiton me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit dhe merr kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

70′ Gooooool! Vendasit kalojnë në avantazh me anë të Mustedanagic, i cili shfrytëzoi në maksimum harkimin e Hakajt por edhe një dalje të pasigurt të portierit Alimuçaj

62′ Vllaznia pranë golit, Çoba futet në qendër nga krahu i djathtë dhe godet portën me sferën që ndalet në shtyllë

51′ Erdenis Gurishta përpiqet të godasë me kokë, por në fund mbrojtësi shkodran nuk ia del të përfitojë me sferën që përfundon jashtë vijës fundore

45+1′ Mbyllet pjesa e parë në Loro Boriçi, miqtë më këmbëngulës teksa VAR iu prish festën

44′  Vlonjatëve iu anulohet një gol i shënuar nga Indio Oliviera. Ribaj në pozicion jashtë loje ne momentin e nisjes së aksionit të golit

29′ Diamanti këmbëngul dhe depërton në zonën e Vllaznisë, në fund pason për Ribaj me sulmuesin që gabon krejtësisht shënjestër dhe godet larg portës së Zogovic

23′ Sërish shkodranët në aksion, këtë herë Gurishta godet me kokë por edhe njëherë portieri Alimuçaj është në pozicion dhe kontrollon pa problem

17′ Mundësi e mirë për Vllazninë me Mustedanagic që provon portën, por gardiani Alimuçaj ndal pa problem

7′ – Drithërima në portën e Vllaznisë. Andi Ribaj godet shtyllën, i shërbyer nga Pjeshka, me fat Zogovic.

– Starton ndeshja në “Loro Boriçi”, Vllaznia synon ta mbyllë sa më shpejt kualifikimin.

Formacionet:

Vllanznia: Zogovic, Fangaj, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Kruja, Krymi, Heric, Mustedanagic, Djurdjevic, Aralica. Trajner: Thomas Brdaric.

Flamurtari: Alimuçaj, Gocaj, Bicaj, Qarri, Liçaj, Pjeshka, Ramadani, Diamanti, Indio, Çelhaka, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency