Angli

Dhunoi macet e tij/ Antonio, për Zouma: A është kjo më e keqe se racizmi?

Polemikat rreth Kurt Zouma nuk shuhen, nisur nga disa video në të cilat ai shihet duke keqtrajtuar macen e tij shtëpiake. Francezi u gjobit rëndë nga West Ham dhe dy macet e familjes u morën nga RSPCA, organi përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake.
Ditët e fundit madje është hapur një peticion online, që lojtari të ndiqet penalisht dhe policia e Essex-it po heton këtë çështje.

Përpara se të shkonte në terrenin stërvitor, Michael Antonio u pyet nga “Sky Sports” për mendimin e tij për këtë çështje. Xhamajkani vendosi të përgjigjet duke iu përgjigjur me një pyetje gazetarit.

“A mendoni se kjo që bëri është më e keqe se racizmi? Unë nuk po e fal, nuk jam aspak dakord për atë që ka bërë. Por ka njerëz që janë dënuar për racizëm dhe më vonë janë kthyer për të luajtur. Ata mund të kenë marrë një ndalim me 8 ndeshje ose diçka e tillë, por tani ata po bëjnë thirrje për largimin përfundimtar të Zouma”-tha ai

Më tej, sulmuesi e mbylli fjalën e tij duke thënë: “Prandaj unë pyes: a është ajo që ai bëri më keq se njerëzit e dënuar për racizëm?”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency