Featured

VIDEO/ Ndëshkim i çuditshëm për Martinellin, dy kartonë të verdhë brenda një aksioni

Arsenali ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Wolverhampton, duke marrë një 3-pikësh “të artë” sa i përket garës për një vend në katërshen e parë të renditjes, megjithatë humbi brazilianin Martinelli për ndeshjen e ardhshme.

Ky i fundit shënoi golin e vetëm të takimit në “Molineaux”, megjithatë në minutën e 69’ la “topçinjtë’ me 10 futbollistë, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në të njëjtin aksion, diçka që është parë shumë rrallë në botën e futbollit.

Sulmuesi brazilian humbi një top në krahun e majtë të sulmit dhe fillimisht shtyu kundërshtarin për ta penguar në rivënien anësore, ndërsa më pas ndoqi një tjetër futbollist të Wolves, të cilit i bëri faull nga pas.

Të dy ndërhyrjet në të njëjtin aksion, në harkun e pak sekondave, nuk u toleruan nga arbitri Michael Oliver, i cili iu afrua brazilianit dhe duke i numëruar faullet, i nxori dy herë kartonin e verdhë dhe rrjedhimisht të kuqin.

Pavarësisht habisë dhe protestave të futbollistëve e stafit të Arsenalit, Martinelli u largua nga fusha e lojës në minutën e 69’, duke lënë “topçinjtë” me një lojtar më pak, megjithatë skuadra rezistoi mirë deri në fund dhe mori tre pikët e shndërrojnë në favorite absolute për një vend në zonën Champions në renditjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency