Serie A

Bind klubin me një gol dhe 118 minuta lojë, mbrojtësi italian rinovon kontratën

Ndonëse u transferua me bujë, Andrea Conti nuk gjeti hapësira te Milani, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta, megjithatë i mjaftoi vetëm një muaj te Sampdoria, për të bindur gjenovezët t’i ofrojnë një kontratë deri më 2025-ën.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Sampdorias, që në faqen zyrtare ka njoftuar se mbrojtësi anësor i ardhur në janar nga Milani, ka rinovuar kontratën deri në verën e 2025-ës, pasi ka bindur plotësisht trajnerin Marco Giampaolo.

Në fakt, që prej transferimit te Sampdoria, Conti ka luajtur në tre ndeshje, për një total prej 118 minutash dhe ka shënuar një gol, por duket se klubi gjenovez beson plotësisht në aftësitë e mbrojtësit 27-vjeçar që sezonin më të mirë e ka regjistruar te Atalanta në periudhën 2016-2017, duke luajtur 47 ndeshje dhe shënuar 10 gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency