Angli

FOTO/ Brenda hotelit luksoz në Katar, ku do të sistemohet përfaqësuesja angleze

Ndonëse duhen ende shumë muaj nga Botërori i Katarit, tashmë jemi në vitin e eventit më të rëndësishëm futbollistik të globit dhe përfaqësueset që kanë siguruar një biletë pjesëmarrjeje, po punojnë për të siguruar akomodimin.

Sipas mediave angleze, përfaqësuesit e “tre luanëve” kanë vendosur tashmë hotelin në të cilin do të akomodohet skuadra gjatë muajit të botërorit dhe bëhet fjalë për një kompleks me 5 yje në Al Wakrah, rreth 10 milje në jug të Dohas.

Një delegacion i Federatës Angleze ka vizituar Souq Al Wakrah Hotel javën e kaluar dhe ka bërë prenotimin paraprak, pasi përveç shumë komoditeteve të tjera, kompleksi është shumë pranë stadiumit “Saoud Bin Abdulrahman”, në të cilin skuadra e Gary Southgate do të kryejë seancat stërvitore.

Vetë kërkesa e trajnerit të “tre luanëve” ka qenë për një hotel që të jetë pozicionuar në mënyrë të tillë që të shmangë sa më shumë udhëtimet drejt stadiumeve dhe duket Souq Al Wakrah i përmbush më së miri këto kushte.

Bëhet fjalë për një hotel të pozicionuar buzë detit, me një plazh privat dhe me pishina të shumta, dhoma të bollshme dhe komoditet të jashtëzakonshëm, por ajo që vlen të theksohet është se në këtë kompleks nuk lejohet konsumimi i alkoolit.

Natyrisht që për futbollistët e grumbulluar për Botërorin, nuk do të ketë kohë argëtimi, megjithatë duket e vështirë që anglezët të mund të bëjnë pa gotat e birrës për gjithë periudhën e qëndrimit në resort.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency