Zyrtare/ Greqia me trajner të ri, firmos me “ish”-in e Chelsea
Greqia ka zgjedhur trajnerin e ri të kombëtares. John van’t Schip dha dorëheqjen disa ditë pas ndeshjes së nëntorit të kaluar ndaj Kosovës (1-1), e fundit e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Trajneri i ri i helenëve është zgjedhur Gustavo Poyet. Ish-mesfushori i Uruguait, i cili luajti me Chelsea dhe Tottenham në Premier League, ka firmosur një kontratë deri në fund të vitit 2023, me opsionin e rinovimit deri në Euro 2024.

Poyet ka drejtuar më parë klube si Bordeaux, Sunderland, Betis. 54-vjeçari rikthehet në Greqi pas gjashtë vitesh, pasi punoi si trajner i AEK-ut në sezonin 2015/2016.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



