VIDEO/ “Po, do luajë ndaj PSG-së”, Ancelotti konfirmon rikuperimin e yllit të Realit
PSG-Real Madrid është një nga super sfidat e raundit të 1/8-ve në Champions League. Të martën do të luhet takimi i parë në “Parc des Princes”, dhe Carlo Ancelotti ka marrë një lajm fantastik nga infermieria.
Goleadori dhe kapiteni i “Los Blancos”, Karim Benzema është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. 34-vjeçari pësoi një tërheqje muskulorë më 24 janar.

Rikuperimi i tij ka shkuar mirë dhe sulmuesi francez do të jetë arma shtesë e Realit në përballjen me skuadrën e Leo Messit. Këtë e ka konfirmuar trajneri italian teksa udhëtonte drejt qendrës stërvitore.
“A do të jetë Benzema në Paris?”, e pyeti një gazetar i El Golazo de Gol, ndërsa Ancelotti, siç dallohet në videon e mëposhtme, u përgjigj: “Po, do të jetë”, përpara se të largohej me makinë.
https://twitter.com/i/status/1492113324561031172
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



