Premier League

Ylli i West Ham i “shkel syrin” klubeve të mëdha: Dua të fitoj Premier edhe Champions

Declan Rice do të largohet nga West Ham në verë. Mesfushori shkatërrues, i cili mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes, kërkohet nga shumë klube të njohura angleze, por jo vetëm.

23-vjeçari (27 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren angleze) është pjesë e ekipit të parë të West Ham prej vitit 2017, teksa “Çekiçët” kërkojnë 120 milionë euro për ta lënë të lirë.

Rice ndihet gati për lëvizjen e madhe dhe në intervistën me Gary Neville për The Overlap ndez shpresën e klubeve si Manchester United, Manchester City apo Chelsea.

LONDON, ENGLAND – JANUARY 12: Declan Rice of West Ham United celebrates during the Premier League match between West Ham United and Arsenal FC at London Stadium on January 12, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Unë u rrita duke parë lojtarë si ti (i drejtohet Neville) duke fituar Premier League dhe Champions League dhe unë, si tifoz futbolli dhe si lojtar, dua të fitoj trofetë më të rëndësishëm.

Nëse nuk ke ambicie maksimale, është e kotë të lush futboll”, deklaroi Declan Rice, i cili ka kontratë me West Ham deri në verën e vitit 2024

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency