Superliga e Kosovës nis me spektakël/ Daja debuton me “poker”, Drita shënon 7 gola
Pas një ndërprerje prej dy muajsh, është rikthyer Superliga e Kosovës teksa janë zhvilluar tre ndeshje. Në fushë zbriti Ballkani i Ilir Dajës, me ish-trajnerin e Partizanit që debutoi me një fitore 4-1, ndaj Dukagjinit. Skuadra e drejtuar nga tekniku 55-vjeçar e vendosi lojën në “shinat e duhura” që në pjesën e parë teksa ia dolën të shënonin dy herë falë Korenicës dhe Thaqit, ndërsa në fillimin e fraksionit të dytë, erdhi edhe goli i tretë me autor Gashin.
Miqtë u përpoqën të reagonin dhe shkurtuan diferencat në minutën e 80 me Merlakun. Gjithsesi, Ballkani tregoi vendosmëri për të marrë fitoren dhe realizoi sërish në minutën e 87, ndërsa tashmë i bën “presion” kryesuesve të Dritës në vendin e parë, me skuadrat që ndahen me një pikë diferencë në klasifikim.
Pikërisht, kryesuesit e Dritës u treguan të pamëshirshëm në takimin e tyre ndaj Feronikelit ku triumfuan me rezultatin 7-0. Vendasit shënuan tre gola në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nuk e ulën ritmin dhe gjetën edhe katër herë të tjera rrugën e rrjetës duke ruajtur në këtë formë kryesimin, ndërsa Feronikeli mbetet në vendin e fundit.
Sakaq, Drenica dhe Gjilani u ndalën në një barazim 1-1 me vendasit që kaluan të parët në avantazh, teksa miqtë barazuan në të dytën. Pas këtij rezultati, Gjilani mbetet në vendin e tretë me 36 pikë, po aq sa Ballkani, ndërsa Drenica renditet në vendin e gjashtë me 24 pikë.
Rezultatet:

Renditja:




