La Liga

I njëjti gabim si Alves, por arbitri fal Asension/ “Shpërthejnë” tifozët e Barcelonës

Një javë pasi Dani Alves doli jashtë me karton të kuq kundër Atleticos dhe u ndalua të luajë në dy ndeshje, Marco Asensio kreu një veprim shumë të ngjashëm në përballjen Villarreal-Real Madrid. Sulmuesi shkeli keq kyçin e këmbës së Iborrës. Arbitri nuk e përjashtoi Asensio-n, të cilit i është dhënë kartoni i verdhë dhe ndryshe nga ajo që ndodhi me Alves, ai nuk ka shkuar të rishikojë aksionin në VAR.

Ky ndryshim në kriteret e arbitrazhit ka zemëruar shumë tifozë të Barcelonës në rrjete. Njëri prej tyre ka qenë Enric Masip, i cili ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “një ditë tjetër një karton të kuq për Dani Alves pas rishikimit nga VAR (2 ndeshje) sot Asensio padashur e bën një hyrje pothuajse më të rrezikshme në Villarreal arbitri nuk ka parë në VAR. Duhet të ketë një kriter të unifikuar për të shmangur krijimin e dyshimeve.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency