Kategoria Superiore

Skënderbeu pret fitoren pas 5 humbjeve, Partizani vjen me moralin lart!

Skënderbeu dhe Partizani do të duelojnë mes njëra-tjetrës në një sfidë delikate për javën e 20. Pak ditë pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë vëmendja spostohet e gjitha në kampionat ku korçarët u eliminuan nga Teuta ndërkohë që Demat avancuan në gjysmëfinalen që i mungonte prej shumë vitesh.

Të besuarit e Migen Memelli vijnë pas 5 humbjesh radhazi dhe forma negative ka alarmuar klubin që synon të qëndrojë sërish mes më të mirave të kampionatit shqiptar. Megjithatë, fakti që takimi luhet në Korçë jep besim duke parë forcën e skuadres në ndeshjet si pritësë para tifozëve të saj.

Nga ana tjetër, Partizani i rigjeneruar me Dritan Mehmetin në stol, do të provojë vazhdimësinë. Ecuria e shkëlqyer në javët e fundit ka krijuar një klimë pozitive në ambjentet e klubit dhe ka rikthyer alkiminë e munguar mes skuadrës dhe tifozëve në këtë sezon.

Duke marrë shkas nga këto komponentë premtues, Partizani do tentojë një tjetër triumf që do i rriste ndjeshëm kuotat për të ngjitur shkallë në tabelën e renditjes. Përgjatë ditëvë të fundit, Skuka dhe Hadroj nuk janë stërvitur me grupin dhe janë në dyshim nësë do të jenë të gatshëm për këtë takim.

Në sfidat e dy fazave të para, një prej tyre u ndal në barazim 1-1, ndërsa takimi i fazës së dytë u mbyll me një fitore 2-1 të Demave të Kuq. Megjithatë, të hënën në qytetin e Korçës, pritet një tablo krejtësisht ndryshe ku rezultati mes Skënderbeut dhe Partizanit do të përcaktojë të tjera verdikte të rëndësishmë për kampionatin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency