Featured

Pikët jetike për Dinamon, Laçi vuan mungesën me peshë

Pas eliminimit në Kupë, Dinamo tashmë ka të gjithë fokusin në kampiaont. Blutë e kryeqytetit u eliminuan në mesjavë nga Partizani nga kompeticioni i dytë për nga rëndësia në vend e tashmë synim kryesor kanë që të sigurojnë sa më parë pikët e nevojshme për të qëndruar në elitë.

Trajneri Bledar Devolli do të bëjë debutimin në kampionat si trajner i Dinamos, në një përballje tepër të vështirë me Laçin. Kurbinasit janë skuadra më në formë e momentit, teksa nuk humbasin në 9 ndeshje radhazi në kampionat, por në këtë sfidë vijnë më të sforcuar, për shkak se u angazhuan në më shumë se 120 minuta në çerekfinalen e Kupës me Egnatian, ku në fund morën kualifikimin.

Dinamo ka marrë vetëm 1 fitore në nëntë javët e fundit, duke koleksionuar në total vetëm 6 pikë gjatë kësaj periduhe e ndaj bardhezinjve synojnë kthesën e shumëpritur. Edhe pse loja e bluve ka qenë e kënaqshme, rezultatet nuk kanë qenë të ato të pritshmet.

Kurbinasit synojnë që të jenë skuadra anti-Tiranë dhe natyrisht synojnë që të marrim maksimumin dhe nga kjo përballje. Trajneri Mirel Josa nuk do të ketë të disponueshëm Mentor Mazrekajn. Fantazisti prishtinali u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë në sfidën e fundit me Vllazninë, ashtu si dhe Renato Ziko.

Të dy mesfushorët do të shohin ndeshjen nga shkallët e stadiumit. Në vizitën e fundit ndaj Dinamos, kurbinasit barazuan 1-1, ndërsa në takimin e fazës së dytë, bardhezinjtë i shpartalluan 5-0 kryeqytetasit, duke regjistruar një nga suksest më të thella.

Dinamo ka nisur që të ndjejë presionin e skuadrave që renditen në zonën e ftohtë, pasi aktualisht Egnatia është 3 pikë larg, ndërsa Kastiroti i vendit të fundit i sheh vetëm 4 pikë larg.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency