Featured

VIDEO/ Spektakël kuqeblu në “Loro Boriçi”, Vllaznia thyen Teutën pas një viti

Super ndeshje dhe gjashtë gola në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës. Vendasit fituan 4-2 përballë kampionëve në fuqi, duke marrë tre pikë të merituara. Ekipi shkodran rikthehet të triumfojë ndaj bregdetarëve në kampionat pas më shumë se një viti, dhe tani numëron 33 pikë.

Përballja nisi e zjarrtë, Liridon Latifi gjeti golin pas 51 sekondave, ndërsa në minutën e shtatë shënoi golin e dytë sezonal në Superiore mbrojtësi Fallou Diagne. Moment super për vendasit, që shënuan përsëri me anë të Latifit, i cili ngjitet në kuotën e 8 golave në kampionat.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Rubin Hebaj shkurtoi rezultatin në minutën e 18-të. Da Silva pati dy mundësi të mira pas gjysmë ore lojë, por Pano Qirko priti goditjet me kokë të lojtarit brazilian. Teuta mori zemër dhe realizoi golin e dytë me anë të Lorenco Vilës (41’), i cili mori një asist nga Beqja.

Pjesa e dytë foli vetëm për Vllazninë. Latifi u ndal nga shtylla në minutën e 46-të. Mevlan Adili tentoi një gol të bukur me një gjuajtje fluturimthi, por atë e realizoi Fjoart Jonuzi.

Eurogoli i mesfushorit kroat në minutën e 72-të, solli shpërthimin e tifozëve në stadium dhe çlirimin e trajnerit Thomas Brdaric. Ndeshje për t’u harruar për Teutën – mbrojtja e dytë më e dobët e kampionatit – që e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Harallamb Qaqit në minutat shtesë.

Vllaznia-Teuta 4-2 (Latifi 1′, 16′, Diagne 7′, Jonuzi 72′ / Hebaj 18′, L. Vila 41′)

Kronika e ndeshjes:

 90+4′ I kuq për Harallamb Qaqin pas goditjes me bërryl kundrejt Aralicës. Teuta e mbyll ndeshjen me një lojtar më pak.

 87′ Tension në fushë, pas përplasjes mes Erdenis Gurishtës dhe Lorenco Vilës. Jorgji i ndëshkon të dy me të verdhë.

 72′ Vllaznia gjen golin e qetësisë. “Silurë” e Fjoart Jonuzit, 4-2 për kuqeblutë vendas, çlirohet Thomas Brdaric.

 52′ Mevlan Adili afër realizimit të një eurogoli, por gjuajtja fluturimthi e mbrojtësit shkodran përfundon mbi traun e portës së Qirkos.

 46′ Vllaznia e nis pjesën e dytë në sulm. Liridon Latifi shkëputet bukur në krahun e majtë dhe ndalet nga shtylla. Tenton Gurishta nga topi i rikthyer, largon mbrojtja durrsake.

 41′ Teuta rihap takimin. Asist i Rubin Hebajt dhe gol i Lorenco Vilës, i cili mposht Zogovic.

 37′ Inkursion i bukur i Zinedin Mustedanagic, por gjuajtja nuk ka forcë dhe është e pasaktë.

 30′ Kundërsulm i Vllaznisë. Liridon Latifi kroson në zonë për Victor Da Silva, braziliani gjuan me kokë, “fluturon” Qirko në trekëndësh. Da Silva ka një tjetër mundësi me kokë pas këndores, pret pa probleme portieri i Teutës.

 18′ Reagon Teuta. Vertikalizim i bukur i Aleksit, Beqja tregohet altruist dhe pason për Rubin Hebajn, i cili e ka të thjeshtë të realizojë me portën e boshatisur.

 16′ Vllaznia realizon edhe golin e tretë. Kros nga e djathta dhe finalizim me kokë i Liridon Latifit, i cili gjen golin e tetë sezonal në Superiore.

 7′ Vllaznia e papërmbajtshme. Goditje këndi për vendasit dhe Fallou Diagne, i pambuluar në zonën durrsake, dërgon me kokë topin në rrjetë.

 1′ 51 sekonda lojë dhe Vllaznia në avantazh. Gjuajtje e saktë e Liridon Latifit, i cili mposhti Pano Qirkon dhe nisi festën me shokët e skuadrës.

 

Vllaznia dhe Teuta janë gati për duelin mes tyre (16:45), që do të transmetohet në Supersport 3. Ekipi shkodran tenton rikthimin te fitorja pas humbjes në Laç dhe do të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1.

Asnjë ndryshim nuk ka bërë trajneri Thomas Brdaric krahasuar me sfidën e fundit ndaj Laçit, me treshen Da Silva-Mustedanagic-Latifi në mbështetje të Djurdjevic në majë të sulmit.

Pikë kërkon edhe Teuta, për të harruar disfatën 0-4 ndaj Partizanit. Renato Arapi do të rreshtojë skuadrën me skemën 3-5-2 sot në “Loro Boriçi”, ndryshe nga 4-3-3 që përdori ndaj “Demave”.

Lorenco Vila përkrah Rubin Hebajt në ofensivë, teksa Avdyli, Beqja dhe Aleksi do të formojnë treshen e mesit të fushës. Një fanellë titullari edhe për 20-vjeçarin Artan Jazxhi në prapavijë.

Formacionet zyrtare
Vllaznia-Teuta

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Gurishta, Diagne, Bulatovic, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Da Silva, Mustedanagic, Latifi; Djurdjevic. Trajner: Thomas Brdaric.

Teuta (3-5-2): Qirko; Jazxhi, Qaqi, Ivanovic; E. Vila, Aleksi, Beqja, Avdyli, Kotobelli; Hebaj, L. Vila. Trajner: Renato Arapi.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji, asisten i parë: Denis Rexha, asisten i dytë: Nuri Rrapaj, arbitër i katërt: Olsid Ferataj, VAR: Kridens Meta, AVAR: Emigers Ganxhi.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency