Premier League

VIDEO/ 4 gola në “King Power Stadium”, Leicester e West Ham ndajnë pikët

Barazim spektakolar mes Leicester City dhe West Ham në Premier League. Jarrod Bowen mori një top nga mbrojtja në minutën e dhjetë, marshoi i vetëm drejt portës vendase dhe kaloi West Ham në avantazh.

“Dhelprat” reaguan dhe në minutën e fundit të pjesës së parë barazuan rezultatin me penallti, që u shkaktuar për prekje të topit me dorë në zonë. Belgu Youri Tielemans gjuajti saktë nga pika e bardhë.

Vendasit e nisën shumë mirë fraksionin e dytë të takimit. Ricardo Pereira realizoi me kokë në minutën e 57-të, por “Çekiçët” ia dolën të evitonin humbjen në minutat shtesë të sfidës.

Goditje këndi e Bowen dhe finalizim me kokë i Craig Dawson, i cili i dhuroi një pikë të rëndësishme ekipit të tij për objektivin Champions League. West Ham renditet në vend të katërt me 41 pikë, ndërsa Leicester mban pozicionin numër 11-të.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency