Futboll

Neymar vs Vinicius, e tashmja përballë së ardhmes

Nëse ka një vend që e ka futbollit si ajrin, ai është Brazili. I vetmi i aftë për të fituar pesë Kupa Botërore dhe ai që sjell gjithmonë lojtarë legjendar në këtë sport. Nga Pele te Neymar përmes Garrincha, Socrates, Romario apo Ronaldo, vendi më i madh në Amerikën e Jugut ka qenë gjithmonë i pranishëm në ndeshjet e mëdha.

Të martën mes PSG-së dhe Real Madridit, Brazili do të përfaqësohet edhe nga lojtari i së tashmes Neymar dhe ai i së ardhmes Vinicius. Secili në ekipin e tij do të luftojë fillimisht për objektivin kolektiv, por edhe që stafi të dijë se kush është në nivelin më të mirë për momentin.

Padyshim që mosha i ndan Neymar dhe Vinicius deri në tetë vjet dhe ish-lojtari i Barcelonës ka një rrugë të gjatë për të bërë, por është e vërtetë që, duke marrë parasysh gjendjen e formës në të cilën të dy mbërrijnë në takim, njëri deri diku “i lodhur” dhe tjetri në rritje, është Vinicius ai që është një hap përpara.

Është gjithashtu një natë ideale që madrileni të konfirmojë se shpërthimi i tij nuk ndodh vetëm në disa ndeshje dhe se përballë yjeve të mëdhenj mund të jetë po në të njëjtën formë. Nga ana e tij, Neymar e di se ende nuk e ka arritur objektivin për të cilin është nënshkruar në Paris (Champions Leaguen) dhe kjo duke shtuar se rivali është Real Madridi me të cilin ka qenë gjithmonë i lidhur, do të bëjë që 10-ta e parisienëve të jetë veçanërisht i motivuar.

Dhe si shtysë e fundit, për të dy shfaqet eventi i Kupës së Botës në fund të këtij viti në Katar, ku këta lojtarë thirren të udhëheqin Brazilin. Një Brazil në të cilin, përveç kësaj, konkurrojnë për të njëjtin pozicion, atë të ekstremit të majtë.

Kështu, Neymar kundër Vinicius do të jetë një nga duelet e shumta mes PSG-së dhe Real Madridit, që sigurisht tashmë është një nga ndeshjet e vitit dhe që ende nuk është luajtur.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency