Kategoria Superiore

Memelli: Partizani luajti me 14 vetë, kusuret i merr trajneri dhe lojtarët dalin të “larë”

Skënderbeu mori humbjen e katërt radhazi, teksa trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli foli në emisionin Gol Pas Goli ndërsa ishte i irrituar me disa vendime të arbitrit, por edhe me Berishën që nuk pasoi te Mensah, në një moment ku rezultati mund të shkonte 2-0 për korçarët dhe lloogaritë të ishin mbyllur.

“Ishim përgatitur mirë edhe pse ishte një ndeshje episodesh, por përballë Partizanit nuk e mbyllëm me sukses. Ka disa momente në lojë që duhet të tregiohemi të kujdesshëm, eksperienca ka të bëjë sepse duhej të largonim topin nga erdhi më pas një këndore. Në futboll duhet të jesh zemërgjerë dhe Berisha duhej të pasonte te Mensah, por kusuret I merr trajneri dhe lojtarët dalin të larë. Dy episode dhe dy raste vendosin, nuk ka nevojë për taktikë duhet mendje e kthjellët dhe zemër e madhe që ti shërbesh shokut. Nuk ndodhi, duhej ta evitonim atë rast dhe fundi ishte i hidhur”.

Vetëm një zëvendësim- “Janë katër lojtarë të dëmtuar dhe ata në stol nuk kanë eksperiencën e duhur. Nëse rikthehen të dëmtuarit, do të jetë më e lehtë. Kjo humbje rëndon tek unë i pari, por me shpresë besoj që mund të bëjmë edhe më mirë. Si mundet që arbitra me eksperiencë të mos japin faull, kur lojtari i Partizanit shkon në kontakt me portierin. Partizani luajti me 14 vetë, ndërsa ne me 11”.

Pretendimi për faull ndaj portierit Rexhepi- “VAR mund të ndërhynte dhe të shikohej me kujdes, pse duhet të ankohem çdo javë dhe të bëhem palaço. Nuk po kërkoj asgjë të madhe, të ndërhyjë VAR. Nëse jepej faulli, nuk vinte goli i Partizanit”.

“Në sulm ka shënuar Mensah dhe ne duhet t’i kthejmë besimin lojtarëve. Në pjesën e dytë gabuam si duhet të bënim gjërat në fushë, Partizani ndryshoii sistem dhe duhej ta kapnim më shpejt. Duhet ta rikuperojmë në vazhdim, nuk dua të sulmoj asnjë. Dua vetëm të vë në dukje disa gabime që bëhen kundër nesh”, u shpreh Memelli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency