-Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull?

– Lojtari shqiptar që e kam vëzhguar gjithmonë ka qenë Granit Xhaka. Jo vetëm sepse luan në rolin tim, por edhe për shpirtin luftarak dhe grintën e madhe që ka.

– Duke parë që ju luani jashtë dhe shumë elementë të tjerë të rinj luajnë në kampionate të rëndësishme europiane, a mendoni se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur?

– Ndihesh mirë kur sheh se shumë djem shqiptar luajnë në kampionate të një niveli të lartë. Kjo mund të çojë padyshim në rritjen e cilësisë në kombëtare. Megjithatë duhet hedhur edhe një sy në kampionatin shqiptar. Edhe pse nuk është në nivel shumë të lartë sërish gjen djem që janë vërtetë të talentuar.

 – Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll?

– Çdo futbollist pavarësisht trofeve në grup, do të donte të arrinte dhe një trofe individual. Ky mund të ishte plotësimi ideal i një karriere.