Futboll

I cilësuar si pasardhësi i Ronaldos/ 15-vjeçari në fokusin e Real Madrid, PSG e “josh” me Disneyland

Talentet në Brazil sa i përket pjesës së futbollit duket se janë të pashterueshëm, ndërsa disa prej tyre kanë edhe aftësi të jashtëzakonshme. Kështu, besohet të jetë rasti i 15-vjeçarit Endrick i cili prej vitit 2017 është pjesë e moshave të Palmeiras duke realizuar 165 gola në 169 paraqitje.

Një statistikë kjo e cila ka bërë që pas tij të rreshtohen klubet më të mëdha të Europës me Real Madrid që besohet të jetë klubi pretendent për të siguruar shërbimet e atij që konsiderohet si “Ronaldo” i ri. Madje, lojtari brazilian në javën e kaluar ishte në Madrid për të parë nga afër një realitet të ri ndërsa shijoi restorantet dhe historinë që ofron kryeqyteti spanjoll.

Por, tashmë, Endrick ka ndryshuar destinacion dhe gjendet në Francë, duke vizituar Parisin dhe mrekullitë e tij. Së bashku me familjen sulmuesi ka vizituar atë që konsiderohet si ëndërr për fëmijët në mbarë botën, Disneyland. Në lojë për të ardhmen e tij është edhe PSG, ndërsa parisienët tashmë shpresojnë që Parisi t’i jetë dukur më argëtues se Madridi lojtarit të talentuar 15-vjeçar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency