Futboll

Tension në drekën PSG-Real, Leonardo akuzon presidentin Perez

PSG-Real Madrid ka nisur përpara kohe. Dy ekipet e njohura do të sfidohen sonte në “Parc des Princes”, në kuadër të sfidës së parë të raundit të 1/8-ve në Champions League.

Leo Messi do të përballet sërish me “Los Blancos”, teksa drejtuesit e dy klubeve kanë drekuar me njëri-tjetrin në “restorantin “Pavyllon”, në Champs-Elysees, siç e do tradita, por takimi nuk ka kaluar i qetë dhe pa tension.

Në fillim ishte vendosur që krerët e klubeve të njohura të takoheshin mbrëmjen e së hënës në restorantin “Guyana Savoy”, por PSG ndryshoi orën dhe vendin e takimit pa u dhënë asnjë arsye mysafirëve.

Drejtori sportiv Leonardo dhe presidenti Al-Khelaifi kanë mbërritur të parët sipas raportimeve të AS, ndërsa më pas Emilio Butragueno dhe Sanchez nga Real Madrid. Pasi kanë kaluar 40 minuta, tavolinës i është bashkuar edhe Florentino Perez.

Mbërritja e presidentit të Realit ka sjellë shpërthimin e Leonardos. Braziliani ka kërkuar llogari për bisedimet me Kylian Mbappe, duke pretenduar se spanjollët kanë kontaktuar sulmuesin kur nuk kishin të drejtë ta bënin.

Drejtuesit e Realit kanë mohuar akuzat dhe kanë tentuar qetësimin e situatës, që është e ngrirë prej Kylian Mbappe, i cili nuk rinovoi me PSG-në dhe përflitet se ka një akord për të kaluar me parametra zero te Reali në fund të sezonit.

Marrëdhëniet negative mes dy klubeve vijnë edhe për shkak të pozicioneve të kundërta sa i takon krijimit të Superligës Europiane, me Perez që nuk ka hequr akoma dorë nga ky projekt.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency