Biseda mes “yjeve” të Francës, ja çfarë i zbuloi Benzema Mbappesë
Kylian Mbappe dhe Karim Benzema shkëmbyen disa batuta tunel, të martën në mbrëmje, para se të niste sfida e Championsit në “Parc des Princes”, PSG-Real Madridit. Në Angli kanë mundur të zbulojnë bisedën mes dy “yjeve” të futbollit, me sulmuesin e “Los Blancos” që thuhet se pranoi se ishte “pak” i lënduar para ndeshjes.
Mbappe ishte, në fund, heroi i sfidës, pasi realizoi golin që i dha fitoren skuadrës së tij në minutën e fundit të kohës shtesë.
Kamerat paraprakisht kapën Mbappenë duke folur me Benzemanë dhe, sipas gazetës franceze RMC Sport, dyshja kishin një bisedë rreth dëmtimit të sulmuesit të Real Madridit. Mbappe nuk mundi të rezistonte pa bërë shaka me shokun e tij të skuadrës në përfaqësuesen franceze.
https://twitter.com/i/status/1493680042341281794



