Merkato

Barcelonës i shfaqen konkurrentë për anësorin maroken

Noussair Mazraoui, mbrojtës i djathtë, është një nga lojtarët që Barcelona e ka shënuar më listën e përforcimeve në merkaton e verës. Sergiño Dest është “kryqëzuar” në “Camp Nou” që pas performancës së dobët në Mynih, që përkoi me eliminimin e “blaugranave” nga Championsi.

Është rikthyer Dani Alves, të cilin Xavi po e përdor në disa pozicione, kështu që krahu i djathtë duhet mbuluar. Dhe Mazraoui, kontrata e të cilit me Ajaxin e Amsterdam përfundon qershorin e ardhshëm, shfaqet në vendin e duhur në kohën e duhur.

“Opsionet për të vazhduar janë shumë të vogla, ndoshta 5%. Jam i hapur për diçka të re. Kam luajtur këtu për 16 vjet dhe mendoj se është momenti i duhur për t’u larguar nga Ajaxi,” ka deklaruar më herët marokeni.

Barcelona tentoi ta merrte në janar, në këmbim me Dest, por nuk është vonë për ta afruar në verë me parametër zero. Mirëpo janë shfaqur konkurrentë të nivelit të lartë për anësorin e djathtë, më konkretisht në Gjermani. Borussia e Dortmundit tashmë ka hyrë në negociata me Mino Raiolan, përfaqësuesin ligjor të mbrojtësit. Sipas medieve gjerman, edhe Sevilla do të ishte në garë duke pasur parasysh problemet e shpeshta fizike të veteranit Jesús Navas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency