Kategoria Superiore

Përballja me Kastriotin, Totre: Sfidë e vështirë, ju tregoj gjendjen e Tiranës

Mesfushori i Tiranës, Ennur Totre, ka zbuluar sot gjendje e skuadrës “bardheblu” të kryeqytetit. Në një pornoncim për Supersport, Totre theksoi se Tirana është shumë e motivuar dhe ka shumë potencial për të vazhduar me rezultatet pozitive.

Normalisht vijmë nga rezultate pozitive, grupi është shumë mirë, ekipi ka shumë për të dhënë. Rezultatet e fundit tregojnë se ekipi ka shumë potencial nëse vazhdojmë kështu.”-theksoi lojtari.

Duke folur për të ardhmen, ai shtoi se kanë punë përpara,por që fokusi i tyre është te marrja e sa më shumë rezultateve pozitive.

Ne i marrim ndeshjet një nga një, kampionati është i gjatë ka edhe shumë ndeshje. Ne i vlerësojmë ekipet nga më i forti te më i dobëti. Kemi ndeshje të fortë me Kastriotin, ne do fokusohemi te fitoret, pastaj ekipet e tjera nuk na duhen se si dalin.”-u shpreh mesfushori.

Ndërsa për përballjen e kësaj jave me Kastriotin, ai tha se ka për të qenë shumë e vështirë, por që do japin maksimumin.

Ne nuk i trembemi asnjë ekipi, por e dimë që Kastrioti është një ekip shumë i vështirë, sidomos në stadiumin e Kamzës, por ne do japim maksimumin tonë.”-deklaroi Ennur Totre.

Skuadrës së Tiranës do i rikthehet në përballjen me krutanët Erjon Hoxhallari që ka kaluar dëmtimin fizik dhe Taulant Seferi, ndërsa Vesel Limaj do të mungojë për shkak të kartonëve.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency