Merkato

Qëndrimi i CR7 në “Old Trafford” i pasigurt, Mourinho i hap dyert

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester United është e pasigurt, ndërkohë që Paris St Germain, Bayerni dhe Roma kanë shprehur interesim për sulmuesin.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se 37-vjeçari portugez shpresonte ta përfundonte karrierën e tij te “Djajtë e Kuq”, por përfaqësuesi i tij, Jorge Mendes, ka diskutuar mbi shqetësimet e tij për performancën e dobët të ekipit.

Man. United u eliminua në FA Cup nga Middlesbrough, por është ende në garë për vendin e katërt në Premier League pas barazimeve me Burnley-n dhe Southamptonin.

Ish-lojtari i Realit të Madridit është gjithashtu duke e menduar qëndrimin e tij në klub, pasi aty kaloi periudhën më të gjatë pa shënuar. Ronaldo do të qëndrojë në ekip vetëm me një kusht: nëse Manchester United kualifikohet në Champions league sezonin e ardhshëm. Ai gjithashtu ka shprehur pakënaqësi për disa nga lojtarët e skuadrës, nisur nga performanca që kanë pasur në ndeshjet e fundit.

Mediet britanike shkruajnë se “Ronaldo është vërtet i shqetësuar për të ardhmen e tij. Ai nuk do të donte asgjë më shumë se të fitonte një trofe tek Manchester United, por, për momentin, duket do të jetë shumë e vështirë. Ai nuk dëshiron t’i kalojë dy vitet e fundit të karrierës së tij të suksesshme në një ekip që qëndron në mes të tabelës.

Janë disa klube të mëdha që po monitorojnë situatën e lojtarit. Një kalim te PSG mund të jetë opsioni më i mundshëm nëse Kylian Mbappe shkon te Real Madrid. Mourinho do të dëshironte gjithashtu të shtonte Ronaldon tek Roma, ndërkohë që Bayerni vazhdon të mbetet pretendent për të afruar portugezin në ekipin e tij.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency