Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Sh. Taipi me shifra perfekte, nuk ndihet aspak mungesa e De Lucas

Mungesa e Pablo De Lucas ishte parashikuar të ndihej jo pak te Kukësi, për vetë perfeksionin që ka në qarkullimin e topit, megjithatë Shqiprim Taipi ishte ai që mori përsipër punën e 35-vjeçarit spanjoll dhe udhëhoqi verilindorët drejt suksesit në sfidën ndaj Kastriotin.

Mesfushori 24-vjeçar tregoi një saktësi 94% në pasime, pasi realizoi me sukses 59 nga 63 tentativat e tij për të kombinuar me shokët e skuadrës. Gjithashtu Taipi u shfaq mjaft i fortë edhe në dyluftime, pasi fitoi mbi 70% tyë tyre, teksa gjatë gjithë 90-minutëshit, ia doli të rikuperojë 10 topa.

Energjia dhe saktësia e Shqiprim Taipit është padyshim mjaft e rëndësishme për Kukësin e Diego Longos, që nuk heq dorë asnjëherë nga 24-vjeçari i talentuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency