Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ E konfirmojnë shifrat, Toli ruan ekuilibrat e Tiranës

Me Totre e Limaj, Tirana ka padyshim shumë klas në mesfushë, megjithatë është pikërisht Ardit Toli ai që ruan ekuilibrin e skuadrës bardheblu, një nga armët padyshim më të forta të formacionit të Orges Shehit, që kryeson me meritë.

Edhe në sfidën ndaj Egnatias, që rezultoi më e lehtë nga sa pritej për bardheblutë, ishte pikërisht mesfushori shkatërrues ai që bëri një ndeshje perfekte, duke kontrolluar çdo aspekt të lojës së të tijve.

Plot 69 herë provoi Toli të pasojë për shokët, duke realizuar me sukses 94% të tyre, ose 65, teksa vlen të theksohet se mesfushori rikuperoi 19 herë topin, 8 nga të cilët në gjysmëfushën kundërshtare.

Futbollisti i bardhebluve nuk ngurroi të nxjerrë në pah edhe armën e tij më të fortë, grintën, pasi fitoi 21 nga 28 dyluftimet, ose 75% të tyre.

Ja shifrat e Ardit Tolit ndaj Egnatias:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency