“Futbolli dhe Kombi 2022-2025”/ “Rikthim i fëmijërisë”, mjeku Todhe: Shkëputje e fëmijëve nga teknologjia
I pranishëm në prezantimin e strategjisë “Futbolli dhe Kombi 2022-2025” nga Federata Shqipare e Futbollit, mjeku Dritan Todhe, u shpreh se një projekt i tillë do të ketë një ndikim të madh në shoqërinë shqiptare.
Mjeku theksoi se angazhimi i fëmijëve në sport, do i ndihmojë ata ta shijojnë fëmijërinë, të jenë më të shëndetshëm, më social dhe të punojnë në grup.
“Kam vite që bashkëpunoj me FSHF-në, më vjen mirë që jam përpara njerëzve të sportit që shpesh herë i kemi ardhuruar dhe më vjen mirë që dëgjoj sot një plan të tillë që do t’i shërbejë jo vetëm futbollit, por që do të arrijë të shkëpusë një pjesë jo të vogël të fëmijëve, që u është vjedhur fëmijëria tyre nga celularët, duke u angazhuar gjithmonë e më tepër me sportin, e për më tepër do të ketë avantazhe ekonomike dhe do të kemi një brez të ri më të shëndetshëm dhe më të angazhuar me sportin. Mos të harrojmë se sporti ndikon jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë social, duke ndikuar në krijimin e shoqërive dhe bashkëpunimet me grupin.”-u shpreh Dritan Tote.



