Conference League

Rruga drejt “Air Albania”/ Mbyllen pjesët e para të sfidave të “Conference League”

Kanë përfunduar katër pjesët e para të ndeshjeve të raundit të 1/16-ave të Europa Conference Leagues, ekskluzivitet i Supersport.

Fenerbahce e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë të takimit me ekipin e Slavia Prague. Ekipi i Republikës Çeke dominoi këtë fraksion, por mundi të realizonte vetëm në minutën e 45’, falë golit të Traore dhe të merrte avantazhin.

Skuadra daneze e Midtjylland ka marrë avantazhin ndaj ekipit grek të PAOK në minutën e 20’. Ishte Andersson, ai i cili i dhuroi sigurinë e kësaj pjese ekipit të tij, ndërsa ky fraksion ka qenë deri diku pa diferenca të dukshme.

PSV ia ka dalë që të marrë avantazhin e pjesës së parë ndaj izraelitëve të Maccabi Tel Aviv. Holandezët shënuan që në minutën e 11’, moment kur asisti i Mauro Junior ndihmoi Gakpo që të realizonte në portën e Peretz.

Ekipi i Rapid Vienna ka mbyllur një pjesë të parë me avantazhin 2-0 ndaj Vitesses. Austriakët i nisën golat që në minutën e parë me Druijf, ndërsa në minutën e 16’ Grull do të dyfishonte rezultatin për vendasit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency