VIDEO/ Pesë gola në Rusi, gafa e Zenitit rikthen Betis në avantazh
Spektakël, gola dhe gafë në Zenit-Betis, sfida e vlefshme për raundin e 1/16-ve në Europa League. Takimi i parë ka nisur i zjarrtë, pesë gola janë realizuar në pjesën e parë, fraksionin të cilin skuadra spanjolle e mbylli në avantazh 2-3.
Guido Rodriguez dhe Willian Jose realizuan dy herë brenda dhjetë minutave, dhe Betis e pa vetën në avantazh të dyfishtë në minutën e 18-të. Vendasit reaguan, morën zemër nga publiku dhe barazuan përkohësisht rezultatin.
Artem Dzyuba dhe Malcom ndezën atmosferën e tifozëve rusë, por portieri dhe një mbrojtës i Zenitit gabuan në minutën e 41-të dhe Andres Guardado riktheu ekipin andaluzian në avantazh.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



