Bayerni synon t’i rrëmbejë Ajaxit mesfushorin e përfaqësueses holandeze
Ryan Gravenberch, talenti 19-vjeçar i Ajaxit të Amsterdamit, nuk ka arritur marrëveshje me klubin më të famshëm holandez për të rinovuar kontratën, që përfundon në vitin 2023. Sipas “Algemeen Dagblad”, mesfushori holandez nuk do të zgjasë angazhimin e tij me “harkëtarët”.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Bayerni, që ka nisur përpjekjet për të nënshkruar me të gjatë merkatos së verës. Ditët e fundit, në Gjermani është raportuar se Nagelsmann është i zhgënjyer me politikën e klubit sa u përket blerjeve. Kampionët e Gjermanisë nuk morën asnjë përforcim në janar dhe dëshirojnë që të qëndrim. Në këtë mënyrë, klubi bavarez tashmë ka avancuar në bisedimet për një nga mesfushorët më premtues në futbollin evropian.



