Kushti i Gisele Bundchen që e detyroi Tom Brady-n të tërhiqej nga NFL
Janari solli një nga historitë më të mëdha të NFL-së të kohëve të fundit. Tom Brady njoftoi tërheqjen e tij nga NFL pas 22 vitesh karrierë në këtë ligë. Ai tani do të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe është zbuluar se kjo ishte arsyeja kryesore e vendimit të tij.
Gisele Bundchen, modelja dhe bashkëshortja e shtatë herë kampionit të Super Bowl-it, prej disa vitesh po përpiqej ta bindte Brady-n të linte sportin dhe më në fund i bëri një ultimatum.
“Gisele vendosi kushtet: Ose unë, ose futbolli”, zbuloi një burim. “Ajo i kërkonte të hiqte çdo ditë për gjashtë vjet. Tom thoshte një gjë dhe më pas bënte një tjetër. Ai ishte kaq i pavendosur për t’u larguar. U deshën vite, por ajo e lodhi atë deri në pikën ku ai më në fund e kuptoi arsyetimin e saj”.
Kur Tom Brady më në fund pranoi të linte sportin, pasi tashmë e kishte çimentuar trashëgiminë e tij, Gisele ndau një postim në rrjetet sociale për të shpjeguar se sa e lumtur ishte për të ardhmen.
“Jam shumë krenare për ty dhe për gjithçka ke arritur të përballosh fizikisht dhe emocionalisht gjatë viteve. Jam e mahnitur për përkushtimin tënd dhe për gjithçka arritur. Ke lënë pas një trashëgimi që është një shembull i bukur për brezat e ardhshëm… Kam qenë gjithmonë këtu për ty, e di këtë, dhe unë jam po aq i emocionuar sa ti për atë që na pret në të ardhmen!”






